Mateo Yskollari
Fillikat
Një natë e qetë ra përsëri,
E unë dritares rri vështroj,
Nën dritë të hënës, kallëp- vetmi,
Të mijat rraqe përqafoj.
Nuk shihja gjë veç drita shumë,
E ca yllnaja që s'i kuptoja,
Në duar ndjeja trupin tim,
Që fillikat me frikë pushtoja.
E ndjeja se dhe sot s'do flija,
E... ku të flija? S'kisha shtrat!
Një natë më shumë kalova vetëm,
Një natë më shumë fillikat!
E unë dritares rri vështroj,
Nën dritë të hënës, kallëp- vetmi,
Të mijat rraqe përqafoj.
Nuk shihja gjë veç drita shumë,
E ca yllnaja që s'i kuptoja,
Në duar ndjeja trupin tim,
Që fillikat me frikë pushtoja.
E ndjeja se dhe sot s'do flija,
E... ku të flija? S'kisha shtrat!
Një natë më shumë kalova vetëm,
Një natë më shumë fillikat!
Komente 0