>
LETERSISHQIP
Mateo Yskollari

E Shkuara Nuk Ndryshon

Sa herë ke parë pas në kohë?
Gjete kujtime, mrekulli,
Po tash, ku janë kohërat?
I zhduke si me magji.

A të merr malli për do kujtime,
Unë përlotem për të kaluarën,
Sa shumë e shumë të tjerë që thonë,
Mos e shiko të shkuarën!

Po kur e shkuara ësht' më e mirë,
Kë vallë të shohësh, të kujtosh?
Apo mos ndoshta kush të harroi,
Ta harrosh!

Mendoj se njerëzit ndryshuan,
S'ka më dikur, por ka tani,
Unë prap e dua të shkuarën,
Dua kujtimet me plot magji!