Mateo Yskollari
Nën Çatinë E Zemrës Time
Sa herë ulem që të shkruaj,
Portret vargjesh shfaqesh ti,
Shkëlqen qielli natën,
Dielli nuk të ka bezdi.
Frymëzim në orë të vona,
Bën dhe ëndrrën të pagjumë,
E në ndoshta muza fshihet,
E shfaq ti më shumë.
Nën çatinë e zemrës time,
Ngrihen ndjenjat në altar,
Ëndrrat diku shtegëtuan,
Nuk qëndruan në sirtar.
Si dy zogj sapo takuar,
Fluturuan zemrat lart,
Një kujtim që s'ka të shuar,
Një fole me kaq shumë fat.
Portret vargjesh shfaqesh ti,
Shkëlqen qielli natën,
Dielli nuk të ka bezdi.
Frymëzim në orë të vona,
Bën dhe ëndrrën të pagjumë,
E në ndoshta muza fshihet,
E shfaq ti më shumë.
Nën çatinë e zemrës time,
Ngrihen ndjenjat në altar,
Ëndrrat diku shtegëtuan,
Nuk qëndruan në sirtar.
Si dy zogj sapo takuar,
Fluturuan zemrat lart,
Një kujtim që s'ka të shuar,
Një fole me kaq shumë fat.
Komente 0