>
LETERSISHQIP

Dashuri E Shpërfillur

Vetëm pak do ta dëgjosh zemrën
duke rrahë ndërvete

Buzët kanë "me u këqyrë e me u këqyrë"
pa mundur të përplasën njëra me tjetrën
sikur pllakat tektonike që tokën e çojnë peshë

Asnjë fjalë "s'kemi me e nxjerrë" prej brendisë
sikur pushka që ndryshku ia ka vrarë gjilpërën
dhe ushtarin e dorëzon në dorë të armikut
një ditë para fitores..

S'do t'i njohësh sytë e mi, asnjërin
janë larë e shpëlarë me lotët e vetë
deri shterruan të dielën e fundit
vonë... kur dhe u fundos keqas
në Bjeshkët e Nëmuna
shpirti mbetur pa lëkurë

E dashur, dije mirë
që koha tjetër mbetet mbi dhe
kujtim i shpërfillshëm