>
LETERSISHQIP

Intervista Ime Më E Shkurtër

Më pyeti një gazetaruc
çka do bësh nesër?

Do ta ngreh një statujë për veten
dhe do ta pështyej në fytyrë herën tjetër.

Pse?

Kam ndihmuar njerëz të gabuar
Ata tashmë më kanë gërryer pas shpine.

Po statuja, ç'lidhje ka me këtë që e thua?

Është simbol i gabimit
Njerëzit do të mësojnë prej saj...

Nuk kam pyetje tjetër.
Mbylli gojën! Shkoi.
Janar 2022

DËRGOI: