>
LETERSISHQIP

Fat I Femrës

Fat i femrës
Fatkeqësisht është
Nëmë e nëmur

Ajo është mbretëreshë
Vetëm deri të bie në pritë
Pastaj shndërrohet në rob
Dhe fatkeqësisht e ha përlotshëm në sofër
bukën që e gatuan me duar të veta

Fat i femrës
Fatkeqësisht është vetëm lumturi e botës së mashkullit të egër
që freskohet nën pika të djersës së saj
kur vapa ia shkrinë lëkurën e skuqur all.

Dhe fatkeqësisht
Asnjëherë s'e bën një sy gjumë
As pushon dhimbjet e trupit
Pa ia përkundur dëshirat mashkullit
që luan rolin e idiotit

DËRGOI: