>
LETERSISHQIP

Dryri Që Ruan Dashurinë

Nëse dryri hapet
pa ia vënë çelësin në vrimë
Kalë Troje mund të ketë nën lëkurë
Rojet mund të jenë tradhtuar ose blerë lirë

Nëse dryri hapet nga një çelës tjetër
Rojet e nderit duhet varur në këmbë të urës
janë fajtorë që çelësin e kanë ekspozuar në panairin e dashurive të shpallura në zhdukje
aty, dashnori zemërhmbur mund ta ketë rikrijuar
çelësin fantazmë pa eshtra, të butë pambuk,
njëpërdorimësh

Dryri, nëse hapet vetvetiu dhe zemrën e lë në mëshirë të zemërngrënësve të pangopur
që sillen kah ura si endacakë
atë duhet pështyrë pastaj hedhur në prush
të zhbëhet
të mos i mbetet asnjë grusht hi për varr

Më mirë të mos bëhet asnjë provë
me këtë lloj dryri
se mëkati të hy në trup
do të lëngosh nga sëmundje
që plaga kullon pikëllim të qelbur
sa herë të marrësh frymë...
Janar 2022

DËRGOI: