>
LETERSISHQIP

Labinot Krasniqit

Në 19-vjetorin e rënies
Batalione dhe brigada armike
Ia mësyen kullave
Mateçin ta kapin të gjallë
t'i shembin fortesat tua të gurta
Kryelarta ndër male të ashpra të shqipes

Dhjetra helikopterë vërshuan qiellit
pastaj u bënë qindra
më vonë s'mbeti asnjë
ikën të gjithë
turpshëm nën intonimin e himnit të disfatës
të tjerët u flakën nga breshëri plumbash
dhe u përplasën turprueshëm shkrepave të Iliridës

Përkrah shokësh çlirimtarë
nisi këngën e flamurit kombëtar
sikur bënte Imeri maleve kreshnike
betejave gjaknxehta
ku gjaku rridhte lumë

Ti e fitove pavdeksinë
maleve, betejave
dhe kur lufta ndaloi
Ti erdhe buzëqeshur në qytet
skalitur në bronz
Hero i përjetshëm i Kombit tim!
Carrallukë, më 6 qershor 2020