>
LETERSISHQIP

Ne Jemi Atdhengrënës

Vetëm ne e hamë atdheun
Jemi atdhengrënës
Na takon

Kushdo që s'e di
Atdheu është i shijshëm
Hahet ashtu si është
Pa i shtuar gjë, as kripë

Vetëm ne
E hamë atdheun
Bashkë me armiq
Në të njëjtën sofër

Më vjen ta them
Nën lëkurë jemi të tjerë
Mbi të fare të mjerë

Edhe liringrënës jemi!
Carrallukë, më 23 korrik 2020