>
LETERSISHQIP

Kohë Të Rëna

Është tjetër kohë
ajo e takimeve tinëz
ajo e puthjeve të kujdesshme

Tjetër kohë është ajo
e netëve pa gjumë
e rënies në peshë

Ajo e letrave të shkruara
është tjetër kohë
mbetur gjithkah përveç në duar tona

Kohë që dhemb shumë
është vetëm ajo e ndarjes nën betim
dhe e syve të përlotur mbytur në përqafim

Kohë e përhershme
është kjo e thashethemeve
qe bota e përtyp e s'e përpin

Qirinj janë ndezur
dhe janë fikur
të dy e dimë...
Janar 2022

DËRGOI: