>
LETERSISHQIP

Të Jesh...

Në çdo lule s’ka më gëzim,
të fluturosh sikur flutur;
Të jesh bletë, shumë punëtore,
do të jesh gjithmonë e lumtur.

Të jesh rreze e artë si dielli,
të ngrohësh çdokënd,
Të jesh e bukur sikur hënë,
t’i bësh dritë, trupit tënd.

Të jesh lule, vesë pranvere,
t’i mbushësh ara e ato male;
Me shumë erë të këndshme
të kënaqesh me të madhe...