>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Çasti Im

4 shtator 1977,
pasdreke,
linda nga gjiri i një nëne.
Me lindjen time flakëroi një yll i zjarrtë.
Është Ora ime,
që më lindi,
më hapi sytë
dhe sot më lë në baltë…
Shënkoll, më 10. 03. 1995
Nga vëllimi me poezi: Si pika vese, Shkodër 2021, fq. 19.