Nikolin Sh. Lëmezhi
Kryqi Në Zemër
Nëse ndokush do të vijë pas meje, […],
ta marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë.
(Lk. 9, 23)
Vëlla, ti je krijuar,
për kryqe e mundime.
Kështu, një zë më tha,
në çast të lindjes sime.
Kryqin që m’u dha
e barta pa dëshirë.
Se kështu më dukej
si gjë jo e mirë.
Ndaj hodha vështrimin
i mbushur me mërzi:
Me kryqe ngarkuar,
ishte çdo njeri.
Por, mes të tjerësh,
pashë një plot gëzim.
Dhe kryq nuk kishte,
as në sy trishtim.
Veç ti, o vëlla, - thashë,
qenke në këtë botë.
Me një jetë plot lule
e pa derdhur lotë.
Ah, - m’u përgjigj ai,
që s’di si thirrej n’emër,
tek hapte mantelin:
Kryqin e kam n’zemër.
ta marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë.
(Lk. 9, 23)
Vëlla, ti je krijuar,
për kryqe e mundime.
Kështu, një zë më tha,
në çast të lindjes sime.
Kryqin që m’u dha
e barta pa dëshirë.
Se kështu më dukej
si gjë jo e mirë.
Ndaj hodha vështrimin
i mbushur me mërzi:
Me kryqe ngarkuar,
ishte çdo njeri.
Por, mes të tjerësh,
pashë një plot gëzim.
Dhe kryq nuk kishte,
as në sy trishtim.
Veç ti, o vëlla, - thashë,
qenke në këtë botë.
Me një jetë plot lule
e pa derdhur lotë.
Ah, - m’u përgjigj ai,
që s’di si thirrej n’emër,
tek hapte mantelin:
Kryqin e kam n’zemër.
Si pika vese, Poezi
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 30-31.
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 30-31.
Komente 0