Nikolin Sh. Lëmezhi
Dy Fjalë Për Ty
Kushtuar Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II
Nuk po më rrihet
pa i thënë dy fjalë
për ty.
Nuk po më rrihet,
pa derdhur dy lotë
për ty,
qytetar i botës,
që kurrë nuk u lodhe
dhe forcën e faljes
e të dashurisë
tek gjithë ne e solle.
Nuk po më rrihet,
pa i thënë dy fjalë,
për ty,
që mbi Altarë
dhe "poshtë Altarëve" fole.
Dy fjalë për ty,
që me guxim na mësove
ç’është njeriu.
Na mësove pa u fshehur
pas koncepteve të larta
e abstrakte
të krishtërimit,
ç’është njeriu;
gjatë jetës sate,
në çastin e vdekjes
dhe vazhdon të na mësosh
akoma sot…
ç’është njeriu.
pa i thënë dy fjalë
për ty.
Nuk po më rrihet,
pa derdhur dy lotë
për ty,
qytetar i botës,
që kurrë nuk u lodhe
dhe forcën e faljes
e të dashurisë
tek gjithë ne e solle.
Nuk po më rrihet,
pa i thënë dy fjalë,
për ty,
që mbi Altarë
dhe "poshtë Altarëve" fole.
Dy fjalë për ty,
që me guxim na mësove
ç’është njeriu.
Na mësove pa u fshehur
pas koncepteve të larta
e abstrakte
të krishtërimit,
ç’është njeriu;
gjatë jetës sate,
në çastin e vdekjes
dhe vazhdon të na mësosh
akoma sot…
ç’është njeriu.
Si pika vese, Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 26.
Komente 0