>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Heshtje

Nuk kam provuar kurrë
si sot
këtë heshtje.
Unë e ndiej.
Ndiej një heshtje
të thellë
e nuk di si ta them.
Sa bukur është,
oh sa bukur,
të ndiej këtë heshtje!
Sa do të doja
që çdo njeri
ta ndiejë kështu!
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 28.