Nikolin Sh. Lëmezhi
Zani, Fjala Jote, Nanë!
31. 07. 2002 gjatë udhëtimit për në misionin e Bosnjes
Mirë u pafshim, nanë! – kur të thashë,
nuk di ç’ndjenja në zemër të zgjova.
Po nisem për n’mision, në dhé të largët!
E bekimin tand kërkova.
Mirë u pafshim, nanë! – kur të thashë,
Ti më përshpërite në vesh ngadalë,
me zanin e dorën tande të ambël:
Ti kjosh bekue, o djalë!
Ti kjosh bekue… edhe sot jehon,
mbi qiellin mes nesh të kaltër n’çdo anë.
Se bashkë me mue, kudo udhëton,
zani, fjala jote, nanë.
nuk di ç’ndjenja në zemër të zgjova.
Po nisem për n’mision, në dhé të largët!
E bekimin tand kërkova.
Mirë u pafshim, nanë! – kur të thashë,
Ti më përshpërite në vesh ngadalë,
me zanin e dorën tande të ambël:
Ti kjosh bekue, o djalë!
Ti kjosh bekue… edhe sot jehon,
mbi qiellin mes nesh të kaltër n’çdo anë.
Se bashkë me mue, kudo udhëton,
zani, fjala jote, nanë.
Si pika vese, Poezi
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 32.
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 32.
Komente 0