>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Ti O Njeri

Ti o Njeri
dhimbjeje,
Njeri qielli
ku shikon
mëshirshëm me këta sytë e tu hyjnorë sot
kur kryqat çdo ditë e çdo çast seç shtohen
me të Kryqëzuar dhe kryqëzues mizorisht
në format
në vendet
ku mendja
djallëzisht
arsyeton?
Mos vallë
Ti s’ke zë
o jemi ne
indiferentë
t’britmave
braktisjesh
për Pajtim
e Dashuri?
Cerna (Vr), më 29. 3. 2006