>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Pse?

Dhe jashtë,
dhe brenda,
zhurma përplasjesh.
Përplasen retë,
përplasen dallgët
dhe njerëzit, s’e lënë me kaq.
Njerëzit buzëqeshin
(bëjnë sikur buzëqeshin),
përplasen dhe vriten…
Po, pse vrasje,
pse lotë,
pse grindje në këtë botë?
Pse?
Shënkoll, më 27. 4. 2005