>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Themelet E Tempullit Tim...

Këtu,
mbi rrënojat e mia
dua të ndërtoj një Tempull.
Këtu,
mbi tokën ku urrejtja
dhe gjaku përvëloi.
Këtu,
dua themelet të hedh
e do të jetë një Tempull i Ri.
Këtu,
ku hakmarrja ishte ligj,
do të lindë Dashuri.

DËRGOI: