>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Ty Nënë

Nuk të mbaj mend atëherë,
unë i sapolindur, me lotë në sy.
Vuajtjet shumë të mundonin si ferr
dhe vetë jeta fort, po të lëndonte ty.

Nënë, të njoha vetëm mirësinë
dhe buzëqeshjen që kurrë nuk njeh vjetërsi.
Nënë, ti më dhurove dashurinë,
Ti vërtetë je më e larta dashuri.

O Nënë, për rininë tënde kam mall
dhe sa herë e shqiptoj emrin tënd.
Në shpirtin tim vazhdon të djegë një zjarr,
një zjarr i pashuar, dashurie që çmend.

Oh, si s’mund të jap nga rinia ime,
si s’mund të të dhuroj pak vite jetë!?!
Të t’shoh një çast, fytyrën me gëzime,
e në prehrin tënd, bashkë me ty le të vdes!
Shënkoll, më 29. 4. 1996