Petraq Kote
Atëhere
Atij viti bëri ftoht,
më e ftohtë u bë një grua.
Zoti ngriu gjithçka për rreth,
pas’ Zoti ngriu në krua...
N’ krua pashë për herë të parë,
dashurinë dhe atë grua.
Mengadalë e preka gruan,
krejt në duar m’ u thërmua.
Ku ta dija se një herë,
ajo ishte prej kristali!
Atëher’ kisha veç pranverë,
dhe një shtrat të ngushtë djali...
më e ftohtë u bë një grua.
Zoti ngriu gjithçka për rreth,
pas’ Zoti ngriu në krua...
N’ krua pashë për herë të parë,
dashurinë dhe atë grua.
Mengadalë e preka gruan,
krejt në duar m’ u thërmua.
Ku ta dija se një herë,
ajo ishte prej kristali!
Atëher’ kisha veç pranverë,
dhe një shtrat të ngushtë djali...
Fier, 22 prill 2019