>
LETERSISHQIP
Petraq Kote

Vetja Dhe Pritja

...kush e shkon në mes kaq vonë, pyllin e bukur dhe këndon?
Sytë e mi i ngulen Semanit që për tutje detit shkon.
Në një dritore shoh një dritëz, në mes saj një siluet,
dhe ajo sytë përmbi rrjedhë i ka hedhur, edhe pret.
Nëpër qieje bredhin yje, udhët e tyre nuk i shoh,
por kudo ku pret një zemër, atë botë unë e njoh.
Lumi shkon e ai vjen, vajza djalin po e thërret,
unë veç vetes s’ pres t’ më vij, e shkoi pyllin, ajo vjet.
Fier, 30 prill 2019