Petraq Kote
Vdekja E Saj
… ka dritë për rreth, – thoshte ajo, – dhe krejt më verbon
por oh për rreth kishte veç natë
nata e gjithë ikonë
ka zjarr për rreth, – tretej ajo, – dhe tëri veç më djeg
por oh për rreth kishte veç akull,
ikona gjithë e zezë
ka zogj për rreth, – thoshte ajo, – cicërijnë si në maj
por, oh, për rreth kishte veç varre
dhe vetëm vdekj’ e saj…