>
LETERSISHQIP
Petraq Kote

Ora

...një dritë përtej më kujton se jam objekt pa ndriçim,
por me shqisë të pari.
E shoh trupin vertikal,
si rrapi me zgërbonjë,
ku rreh zemra dhe të gjitha kuptimet e mia.
Pak më lartë boshllëku tjetër i zi, kafka, rrethon trurin.
Çelësi në mur është çkyçur,
asnjë nga degët e mbledhura në gjoks,
që ne u themi krahë,
nuk zgjatet t‘ ia prek bishtin ta kyç.
Siç duket trurit i mjafton infradrita për tu bërë ekzistent.
Filloj të pëshpëris valë,
deti i qënies përndritet nga një objekt i pa identifikuar mundimesh.
Mbi fushën e thinjur të dallgëve duket Percy Bysshe Shelley,
ka frikë fjalët e dritës siç i kishte Ron Kubati.

Drita përtej shuhet, ora ime në dorë fillon të ec.