>
LETERSISHQIP
Rudina Muharremi

Ëndrrat

Ëndrrat,
ashtu si valët,
ngarkojnë flatrat me dëshira të pafajshme
ngjyra të mrekullueshme
parfume dehëse,
e mërmërimave të përhershme
vrapojnë pareshtur,
ndoshta, për t'u thërrmuar shkëmbijve...!