Rudina Muharremi
Jashtë Korit
Ky shi i ftohtë,
s’ di pse m’u duk
më i ngrohtë se gjthçka përreth.
Këpucët e lagura
mbi udhë vizatonin rrathë eliptik,
ndërsa muret e lartë,
të shqetësuar për plakjen,
visheshin myshk…
Skenës së përditshme,
që gjithnjë e më tepër i ngjante tablosë së një ankthi…,
shfaqen njerëz si kukulla,
fytyra pa shprehi,
buzëqeshje të përhumbura…
Këlthet kukuvajka,
e në folenë e tyre grerëzat
mërmërijnë nënzëshëm.
Ndërsa unë,
pa u shqetësuar për rrudhat rreth buzëve,
që akrepat s’ i ndalin dot,
vërshëllej në "solo"
…jasht korit…
s’ di pse m’u duk
më i ngrohtë se gjthçka përreth.
Këpucët e lagura
mbi udhë vizatonin rrathë eliptik,
ndërsa muret e lartë,
të shqetësuar për plakjen,
visheshin myshk…
Skenës së përditshme,
që gjithnjë e më tepër i ngjante tablosë së një ankthi…,
shfaqen njerëz si kukulla,
fytyra pa shprehi,
buzëqeshje të përhumbura…
Këlthet kukuvajka,
e në folenë e tyre grerëzat
mërmërijnë nënzëshëm.
Ndërsa unë,
pa u shqetësuar për rrudhat rreth buzëve,
që akrepat s’ i ndalin dot,
vërshëllej në "solo"
…jasht korit…
Komente 0