>
LETERSISHQIP
Rudina Muharremi

Fund Viti

Zbriti dhe i fundit mëngjes i vitit
mbi qytetin e paqtë
i ftohti më pret përtej xhamash
dhimbja e botës fle mbi rrudha meridianësh

Tabela,
kafene,
afishe stacionesh
lamtumira që vdesin poshtë binarëve
rrokaqiqjtë të dehur janë
dhe njerëzit kërrusur prej dhimbjes.

Ku shkojnë fytyrëngrirë
si zogjtë e qyqes shpërndarë
nxiton një shkrepëtimë
qiellin e hirtë çan.

S'më ngrohin shpirtin
fasadat lajkatare
as parqet,
as dyqanet që presin
dita - ndriçimin tret larg
e mua më mbyt një mall...

U zgjova dhe sot
nga kënga e trishtë këmbanave
I fundit mëngjes zbret qytetit të paqtë
acari më pret përtej xhamash

Dhe dollia ogurbardhë në mesnatë.