Rudina Muharremi
Vetëdije...!
Boshtit të një paqeje të humbur,
rrotullohej vazhdimisht ambicja e tjetërsuar,
veshur ngjyrash të bukura,
vështrimit fshehur.
Dehur asaj ekstaze,
që ka një fillim gati fëminor
e kaq larg të dërgon prej vetes
vetëkënaqësisë së Unit,
në kërkim të një tjetër emocioni...
Çudi, si mundet kjo ethe shpirti,
t’i shpëtojë vetëdijes?!
rrotullohej vazhdimisht ambicja e tjetërsuar,
veshur ngjyrash të bukura,
vështrimit fshehur.
Dehur asaj ekstaze,
që ka një fillim gati fëminor
e kaq larg të dërgon prej vetes
vetëkënaqësisë së Unit,
në kërkim të një tjetër emocioni...
Çudi, si mundet kjo ethe shpirti,
t’i shpëtojë vetëdijes?!
Komente 0