>
LETERSISHQIP
Rudina Muharremi

Vendlindje

Dheu im,
harliset në festë e tërë njerëzia,
skuqen ekranet
flamuj shpalosen anë e kënd
por Ti, s' buzëqesh,
Më thuaj toka ime e mjaltë,
ç'të dhemb?

Të dhembin kufijtë mbi pergamena?
Të dhembin bijtë që t' mbajnë me rrena?
Të dhembin fjalët e pathëna?
Vyrtytet që kalben brenda?
Ç' të dhemb Atdhe,
apo shqiponja me dy krena?

Oh Zoti im,
S' Të dhimbset kjo begati e hajthme
me kurmin shtrirë nën këmbë malesh
njomur përrenjsh e lumejsh,
përkundur shekujsh në djep hallesh?

Mos vallë ka kund më t' bukura perëndime
me jehona që vijnë përmes një fëshërime?
A ka mëngjese që lindin si në tokën time?
Apo ndonjë det që flet me gjuhë mërmërime
si të tutë, o Ferri, Parajsa ime...

Në kraharorin tënd ballin mbështes,
aty ku Ti fsheh kaq shumë halle
sekrete, tmerre, marrëzi,
m'rreshk loti Yt,
e botës i bie qark t'kërkoj më mirë...

Po në ç'krahë mund të kem të ëmblin gjumë,
përtej murit të pafund të mjegullës,
Në ç'tjetër vend dheu im përvevç se tek ti?