Rudina Muharremi
Puthadorë
Qëndroi me statujën e mendimeve,
hije bënte mbi tablonë jetë,
e qelqit të kohës…,
shkruante brenda muresh harruar,
natyra, fati, historia,
luanin tjetër lojë;
shndërronin arkitekturën ekzistente,
që mëkot përpiqej vetja të mbetet.
Digjej si një flakëz vezullimit të vagët, njëlloj
ditëve kur me shi kërcënonin retë…,
atyre,
kur Arachne,
barkut të tokës stiste të sajën rrjetë…
Mbrëmjeve portave të qiellit trokiste
kthinave ku mjegulla pëlhura qëndis
në kërkim të paqes duart në lutje mblidhte
në gji drithërimë të muzgut të vonë
Horizonteve tej…,
"déjà vu" me merimanga e puthadorë.
hije bënte mbi tablonë jetë,
e qelqit të kohës…,
shkruante brenda muresh harruar,
natyra, fati, historia,
luanin tjetër lojë;
shndërronin arkitekturën ekzistente,
që mëkot përpiqej vetja të mbetet.
Digjej si një flakëz vezullimit të vagët, njëlloj
ditëve kur me shi kërcënonin retë…,
atyre,
kur Arachne,
barkut të tokës stiste të sajën rrjetë…
Mbrëmjeve portave të qiellit trokiste
kthinave ku mjegulla pëlhura qëndis
në kërkim të paqes duart në lutje mblidhte
në gji drithërimë të muzgut të vonë
Horizonteve tej…,
"déjà vu" me merimanga e puthadorë.
Komente 0