>
LETERSISHQIP

Çka Jemi

As s’jemi krejt vetvetja
As pjesë e aktruar e ndonjë tjetri

Jemi veç pak pluhur në një shkretëtirë të panjohur
Që s’ia dimë saktësisht as emrin
Duke kërkuar ndonjë oazë paqeje
Për ta shuar egon tonë të etur për diçka

Një ditë të gjithë do të takohemi diku
Ku s’do të ketë më as vetvete
As pjesë të aktruara të ndonjë tjetri

Diku ku do të ketë vetëm “ne të gjithë ngapak”
Fshehur të kokrruar në do duna të padukshme rëre
Mitrovicë, 11 tetor 2021