Sabit Idrizi
Iku Nëna
Në varrimin e nënës së mikut tim, poetit e studiuesit Miftar Kurti
Më ike
Shtrojera ime prej rrudhash
Tash
Kur të përhënën dallgët e motive
Kur të dalldisen erërat
Kujt t’i thërras
Ku t’i njom buzët
Kur t’më thahet goja
E t’më shkrumboj malli
Për këtë emër
Sot
Për herë të fundit po ta puth këtë hartë vuajtjesh
Vizatuar kaq dhembshëm mbi ballin tënd të akullt
Shtrojera ime prej rrudhash
Tash
Kur të përhënën dallgët e motive
Kur të dalldisen erërat
Kujt t’i thërras
Ku t’i njom buzët
Kur t’më thahet goja
E t’më shkrumboj malli
Për këtë emër
Sot
Për herë të fundit po ta puth këtë hartë vuajtjesh
Vizatuar kaq dhembshëm mbi ballin tënd të akullt
Komente 0