Sabit Idrizi
Poetët Dashurohen Natën
Poetët, si kalorësit e arratisur, po s’e patën, duhet ta trillojnë një dashnore
Nga palca e territ i nxjerrin
Dashnoret e veta të krisura
As si gra të pabesa
As si zana që shitojnë
Nuse të epshta
Që veç sa s’pëlcasin
U duken
I shtrijnë në shtretërit e tyre të pagjumësisë
Dhe deri në agim
I shterin me të puthura
Dashnoret e veta të krisura
As si gra të pabesa
As si zana që shitojnë
Nuse të epshta
Që veç sa s’pëlcasin
U duken
I shtrijnë në shtretërit e tyre të pagjumësisë
Dhe deri në agim
I shterin me të puthura
Komente 0