>
LETERSISHQIP

Diçka Si Harresë

M’i humbi diku kthimi rrugës

S’di a më ra kund nga xhepi i kujtesës
A kështu e kanë të gjitha rrugët e largëta

E keqja është se nuk e di ku jam
Nuk e di pse erdha

A do ta shijoj më freskinë e Penelopës sime flokëverdhë
Rritën e Telemakut a do ta përcjell më
Mitrovicë, më 21 mars 2022