>
LETERSISHQIP

Në Këto Ditë Lëngate

Korbat ushqehen përditë me sytë e mi
Duke sqeptuar pamëshirshëm si dikur shqiponja në mëlçinë e riparueshme të Prometheut të lidhur
E etjen e shuajnë në mushkëritë e mia të shterura
Duke u futur diku përmes gabzherrit që më mungon
Dhe duke harruar të trokasin me sqepat e tyre të mprehtë
Në dyert e hapura të shpirtit tim të etur

E këta që kaherë kanë harruar të shohin shqip
Më vështrojnë disi tinëzisht nga ballkonet e shtëpive të tyre
E më përshëndesin me pëshpëritje shurdhuese
Mitrovicë, më 25 gusht 2021