>
LETERSISHQIP
Sabrie Selimaj

Fllad Parnëvere

Yjet ndrijë e çelin lulet ...
Si në ëndërr, unë fluturoj
Hëna mbi qerpikë të ulet
Kur të them të dashuroj...

Tingujt zemra i përcjell...
Nëpër pyje, nëpër fusha,
I hap krahët të mbështjell
Duke t`puthur leht te gusha.

Vrapon pas gëzimit tënd...
Si pulbardha për mbi dete
Pas të ndjek e të bëj vend
Në zemrën time, lule jete...

Flutur mbi krahët e ëndrrës
Hap qerpik e prekë agimet
Duke ndjekur ritim e zemrës
Heshtur flasin dhe shikimet .

Hënë hirplote nes kaltërsive,
Bëm pak vend në syrin tënd
Të gjelbërojmë muajt e stinve
Të çelin lulet dhe në shkëmb,

Do ti marr, fladin pranëverës,
Kur me lule të mbushet fusha,
Do t`zbres nga krahët e ëndrres
Kur nga loti, të njomet gusha