>
LETERSISHQIP
Sabrie Selimaj

Kur Të Iki Nga Kjo Botë

Kur t`më thërrisni e mos t`lëshoj zë!
Do ju lutesha, mos u ndieni ngusht,
Në këtë jetë, s`qëndrojmë gjithënjë,
Kalimtar jemi si breshëri në Gusht,

Mos më qani, as mos më përfolni,
I vdekuri as shikon, as dëgjon më,
Mereni shtruar, shtruar, mos nxitoni,
Jeta është e shkurtër, ikim pa zë...

Shijoni kohën dhuruar pa mekate,
Fundja e fundit lindem për t`shijuar
Mos u zhytni në terrin e një nate
Duke lenduar shpirtin e dashuruar,

Dashuria është lulja e kësaj jete,
Me epshe marrëzish mos u tundoni,
Lulet çelin, rriten më pas vyshkën
Kohën dhuruar kotë mos e harxhoni,

Kur të largohesh nga kjo botë...
Shpirti në fluturim do kërkoj paqe,
Më respektoni sa të jem mbi Tokë,
E vdekur as ndiej e as flas më dot