>
LETERSISHQIP
Sabrie Selimaj

Ti Zemra Ime

Ti je ylli im ndriçuar,
mbi qerpik lule harkuar
ti je flladi i zemrës time
ti je ëndrra e gjitha stinve

Ti je pika ime e nxehtë
fjales time i jep jetë
je armoma e pranëverës
flutur me krahët e zemrës

Ti je flladi arom jete
pasqyrimi i çdo shprese
hapi hedhur dritë lëshuar
këng në vargjet rrjeshtuar

Ti buzëqeshja ngjyrim ylberi
dritë përçuese, rreze dielli
hënë trokitur në dritare
dallandyshe e sorkadhe,

Ti pranvera e lulëzuar
serenad mbrëmjeve kënduar
varg i muzës time të dlir
shpirtit tim i jep hapsir,

Ti je zgjimi i buzëqeshjes
flakë ndriçuese n`rrutë e jetës
ëndërr hark në fletët e shpirtit
dritë mbi dritat e syrit ...

Ti m`zgjo ëndrrën përgjumur,
dhe dëshiren diku humbur
zemra bëhet me krahë shqiponjë
më puth ëmbël kur ligjërojë

Ty të mbaj ku do me vete
ty të kam unë busull jete
në çdo qasje të ëndrruar
je burimi me ujë të kulluar

(Keto vargje jane per Vajzen time te dashur ♥)