Sabrie Selimaj
Tinguj Shprese
Ç`është kjo natë hijerënd,
fjala mekur nuk zë vend,
hëna fshehur, yjet fikur,
ëndrrat shpirtit çapërpikur'
Nata, hedh vellon hije,
mbi qerpik një lot mërzie,
pikon pikë t`thyej heshtjen
buzës mallit t`i shuaj etjen,
Fajsoj, fjalën e nxituar,
fajsoj, fatin e mallkuar,
qaj e qesh duke udhëtuar
n`këtë jetë ditë numëruar
Tinguj shprese vijnë nga qielli
një dritë vjen, në krah ylberi
një pllumb paqeje fluturim,
melodia e shpirtit tim.
fjala mekur nuk zë vend,
hëna fshehur, yjet fikur,
ëndrrat shpirtit çapërpikur'
Nata, hedh vellon hije,
mbi qerpik një lot mërzie,
pikon pikë t`thyej heshtjen
buzës mallit t`i shuaj etjen,
Fajsoj, fjalën e nxituar,
fajsoj, fatin e mallkuar,
qaj e qesh duke udhëtuar
n`këtë jetë ditë numëruar
Tinguj shprese vijnë nga qielli
një dritë vjen, në krah ylberi
një pllumb paqeje fluturim,
melodia e shpirtit tim.
Komente 0