>
LETERSISHQIP
Sabrie Selimaj

Fajtore Do Bej Vetveten

Mos valle më mallkoi dashuria jote?
Dhe vetmia u bë shoqe në vazhdim.
Më thuaj ç`shije t`i ndiej kësaj bote.
Apo kjo dashuri, ishte një mallkim...''
`
Zemëren më plagose në të ikur
Brengosur me dhimbje gjerë n`kockë
Mos vallë pa ikur ende kishje fikur
"Pishtarin që mbaje ndezur mbi kokë.
`
Fishkëllimat e ikjes i përcjell era
Dhe ca lavdata tek tuk nga dashuritë,
Pa mëdyshje të them udhë të mbarë,
Ëndërrat e trishta të hidhura janë...?
`
Më tej s`dua të thyej heshtjen
Le të prehet e qet si i vdekuri n`varr,
Fajtore për gjithçka do bëj vetveten
Një shpirt i dlirë s`mund ta mbash var