>
LETERSISHQIP
Sabrie Selimaj

Mos Më Kujto

-Ti mos më kujto në udhën e vetmisë,
Udhëtimin vazhdoje, kokën mos kthe prapa,
Nëse të pyesin, në cil shteg më zuri nata!
U ''thuaj'' atje ku shkëmbehen, fjalët e pakta,

-Ti mos më kujto, në udhën e paditur,
Koha ka grisuar ç`do fletë, në ditar,
Qielli i shpirtit nga rrufetë zhurmuese goditur
Xiflat e kujtimeve drejtime t`ndryshme kanë mar,

Zjarri i dhimbjes ç`do kujtim ka ''zhurituar''
Në hirim mbetur, s`ka më, as zë, as fjalë...
Më pas, dhe era e malli, hirin e ka tretur,
Heshtja me mua, është i vetmi udhëtar

Mëse të pyesin, në ç`udhë unë mbeta ...
...U thuaj në shtegun e dhimbje pafundë,
E shkuara, ka çaste, të hidhura, e të ëmbla,
Prandaj jo gjithmonë në jetë jemi fatëlum...!