>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

E Dua Puthjen Tënde

Pas ikjes,
kërkova hapat e tua.
Doja të shkelja mbi to.
Të shpejta ishin,
s'arrija dot t'i shtroja,
të ecja mbi to.
U largove në humbëtirë.
Oshtinte jehona e gjurmëve të tu.
Më kot,
u lodha të të ndiqja,
të ndjeja aromën e dikurshme,
të puthja harkun e buzëve,
si atëherë...
Kur buza nuk fliste,
mbërthyer pa çelës,
shtrënguar me buzët e mia,
në puthje...