>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Mos Ngurro!

Këtu jam,
nëse kërkon të më takosh, eja,
mos ngurro.
Sytë do të t'i puth me mall shpirti,
që digjet pak nga pak,
sa shkrumb' lënë pas vetes,
ti s'arrin t'a kuptosh.
Çuditesh edhe me lotin kur rrjedh
pa u ndjerë.
Sa i shëndritëshëm është,
më thua,
ndërsa të përgjigjem,
me djeg aq' shumë përbrenda
dhe përsëri, nuk do arrish,
që t'a kuptosh,
sa fort të dua...!