>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Sa Pranë E Kemi Vdekjen

Sa pranë e kemi vdekjen,
sa ëndërra thurrim përpara
edhe pse e mendojmë këtë,
çastet i veshim pa jetuar.
Luftojmë shpesh me dhimbjen,
eh, kur n’a dhëmb si shumë,
mbështjellim me fashë sikatrisat,
i lyejmë mirë t’i shërojmë,

Koha n’a fluturon e kohë s’ kemi,
kur heqin dorë nga një ëndërr,
shfaqet në vend të saj një tjetër,
ndryshe nuk vlerësojmë dot veten.
Edhe pse dëgjojmë vazhdimisht
zëra të ndryshëm përreth’
luftojmë me jetën në çdo kohë
dhe kohën e lemë të n’a rendë...