>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Dashuria Ime

Ti je si një shi i imët
që bie butë mbi trupin tim
dhe etjen shuan me dëshirë.

Ti je si dielli i mëngjesit,
që ngroh tërë trupin,
zbuluar gjatë gjumit të ëndërrës,
kur jam me ty...

Ti je si një fllad' i lehtë,
që zgjon pupulitjet e syve,
sa herë që të shikoj,
e më tepër se kaq,
më vendos krahë të fluturojnë
gjithë ndjenjat në shtratin tënd,
ndërkohë papritur kthehesh në furtunë,
për të rrëzuar gjithshka,
kur s'duhet të gaboj...

Për këto të dua aq' shumë,
për gjithëshka, që ndjej për ty,
për ngrohtësinë tënde kam nevojë,
i dashuri im...