>
LETERSISHQIP

Në Një Kurriz

Vetëm n’mendime t’mia,
N’kët’ natë Tetori t’ftohtë,
Duke t’kërku ty zemrën me mbajtë ngrohtë...
I pafajshëm n’andrra m’qëndron,
Se du realitetin ku jeta pa ty vazhdon...

Përveç teje!
Gjithçka që m’rrethon ka humbë sensin.
Kshuqë t’mirat merrmi e t’kqiat jepmi,
Dhe mendimet e frikën që nesër me t’humbë,
T’lutem hekmi..!

Se nuk du me t’randu n’shpirt,
Po e ndjej veten duke u mbyt’,
Në një det paranojash t’qujtun vetmi...
Po vetëm n’shpirtin tand,
Shpirti jem ka gjetë qetsi.

Njerëzit m’ndryshun,
Po s’ma ndryshun jetën,
T’shoh ty n’sy... mrena syve t’tu tretem.
E nëse depërton mrena syve t’mi,
Aty vetëm sa kishe gjetë veten.

Sytë e mi kanë shijen e kripës,
Durt e mia e mbulojnë Diellin,
Unë mbytem mrena vetes,
Sepse mrena kam detin...

Sytë e tu kanë shijen e kripës,
Durt e tua e mbulojnë Diellin,
Ne mbytena n’shpirt t’njani-tjetrit,
Derisa mrena vetes t’kena detin...

DËRGOI: