>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Asdreni

Drenovë, vatër e varfër fshatare,
Solli në jetë jetimin e hershëm,
Veprimtar i denjë i të madhes dashuri,
Rrezet e diellit dritësuan çështjen kombëtare.

Udhëhequr pas traditës, të së bukurës poezi,
Rreshtuar qëndroi stoikisht tek Ëndrra e Lot,
U vërsul egërsisht ndaj të huajve,
Ekstaza sublime e lartë artistike e frymëzoi.

Romantizmi e përqafoi shpirtin e lirë,
Bukureshti ofroi mërgimtarit shpresë,
Vitet e thurura në qenien brengosës,
Njëzetat sollën dëshpërim të shkurtër!

Gjendur në realizmin e kohërave,
Demaskoi të turpëruarit e borgjezisë,
Lindi Burri i Dheut me Himnin e Festës,
Panderpre endërronte popullin e vuajtur të Shqipeve.

Shpirti i ushqyer vetëm me poezitë,
Dëshira e flaktë kumbonte pareshtur,
Ka vizituar shpesh mëmëdheun e gjakosur,
Sot prehet i përshëndetur nga Himni i Flamurit.

Vargje poetike
IKONË