>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Une Jam Thjesht Nje Poet

Ju lutem, unë nuk jam zotëri
vërtet edhe më pak demokrat,
nuk mendoj për komunizëm
definitivisht ateizmin, matrapazllëkun artikuj helmues i kam,
pushtetarët tentoj të mos i shoh,
prore anashkaloj pasanikët e rinj,
mundohem të mos përdori pasqyrë
të mos reflektojnë narcisistët në botën tim!
*
Ju lutem, më thirrni vetëm tyran,
orvatem të jem qenie modest,
me siguri shumë kam gabuar,
edhe nesër do përkulem vetëm të Madhit Perëndi
NDJESË do kërkoj nga njerëzit e mirë.
*
Dimë,
varfanjakët të etur për kafshatë vuajnë
me ç’nderim poshtërues i kemi veshur!
*
Ata, krijesa nën yje imitojnë,
larg nga populli, enden kokëlartë
unë në këtë ditë të Bekuar kam shumë për të thënë
por, asnjë germë më tepër nuk meritojnë
po, po, ata, fare nuk më interesojnë,
shikjoni njerëzimin në Librat e Shenjtë
miliarda frymë para dhe pas nesh kanë jetuar dhe do jetojnë,
miliona vite, gjithësi kjo ekziston.
*
Për ne
si krijesa të dobët, qelqtë, të thjeshtë që jemi
krijuar është natyra, zbukuruar të shijojmë,
*
Në këtë jetë harrojmë, vërsulemi
shkelur nga xhelozia e sëmurë,
doemos, botë kjo nuk do harron, ka parë shumë kohë të tillë!
*
Or ti, qenie njeri
kujto Sodoma dhe Gomorra, afër detit te vdekur,
është shkatërruar, solli rrënim, fundin e papritur!
Dini, ne hedhur kemi shkronjat
Oqeanin e kemi trazuar,
librat u fundosën në botën e harruar.
mbështjellur nga jovlera në ujërat e pafund!
Nevrikosur, shpejtë do jemi të harruar,
sheh, letërsia është, bibioteka
vend ku vlerat në letërsi janë ankoruar,
buzëqeshin vargjet në rrugën e përjetësisë
qetësia frymon në perlat e vargjeve
edhe nesër në duart e lexuesit do mbretërojnë…