>
LETERSISHQIP
Xheva Salihaj

13 Prilli '99

Amshim prej 22 vjetësh pa ju vëllezër
Pa ty Lumnije!

Pa rreze dielli 22 vjet pimë ujin e pangopshmerisë
Verbuar 22 vjet e ngufatur prej malli
Mprehtësi shterur prej 22 vjetësh bosh
Muza shpirtërore prej 22 vjetësh, zemrat s'u përmbushën dot!

Prej 22 vjetësh, sofra shtrohet, pa aromën tuaj
Prej 22 vjetësh, pjatave u mungon, prezenca e juaj
Prej 22 vjetësh sillen e mbështillen, rrokullisen sikurse ortekët, nuk e gjejnë qetësinë,
Prej 22 vjetësh tundem mbi korën e tokës brendapërbrenda nuk me zihet vendi-vend për JU.

Prej 22 vjetësh gurgullimë loti, malli,
pritje ankthi, pa shpërblim,
Prej 22 vjetësh e mbytur në vuajtje,
pa shpëtim, amaneti e gjaku i derdhur
mbi korën e tokës Dardane, këtu,
shpëtimin na e sollët Ju.

Përvjetorët vijnë e ikën, lënë gjëmën,
Mendja në të kujtuar e asnjëherë harruar,
Të lartësuar shndrisni tokë arbërore n'paharrim
Ujitur me vesën e para agimit mes yjesh ndriçuar
Prej 22 vjetësh mëngjeseve pres frymëmarrjen tuaj
Prej 22 vjetësh bie e zgjohem me ju në ëndërr

Se jemi së bashku, që malli na përvëlon për Ju,
Prej 22 vjetësh përballem, sa me krenari
e sa me dhembje shpirtërore,
Jetojmë me ju e për Ju, u përkujtojmë në çdo sekondë...

Prej 22 vjetësh, si sot, të ikurat kujtime,
janë të freskëta në mua, që i ruaj për Ju.

Xheva salihaj
St.Veit