>
LETERSISHQIP
Xheva Salihaj

Vargje Për Nënën

Me ty nënë
sa shumë që kemi ndentjur
kemi folur
qarë dhe qeshur
dhe gëzuar jemi bashkë
E mua aq pak më duket
prap se prap

Që atë ditë që u ndave
nga ne
qiellit e tokës sikur dhimbje i ra
Ndërsa mua me ngjau
se mbi supet e mija
u përmbys gjithëçka

E heshtur mbeta
pa asnjë fjalë
se si kaq befas
shpejt u largove

Për një moment
E tëra u kthye në mall
mall që m‘u bë sa një mal

Ikjën tënde
aq shumë e ndjej
sa që vet jeta
pa ty s'ka kuptim
Nga mungesa jote
qetësi nuk gjejë,
por me dashuri e mall
t'kam prore në kujtim.
St.Veit, Austri
Shkurt 2020